**Aksion i gjerë policor në katër lokacione: Kontrollohen 34 parkingje, zbulohen parregullsi**

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Autoritetet Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin e Punës (IQP) dhe Inspektoratin e Tregut (IQMT), ka zhvilluar një aksion kontrolli në 34 parkingje makinash në katër lokacione të ndryshme, ku janë konstatuar parregullsi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ky aksion është realizuar të mërkurën, rreth orës 09:00. Kontrollet u fokusuan në Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut, Vushtrri dhe Skenderaj.

“Njësia policore, së bashku me ATK-në, IQP-në dhe IQMT-në, kanë kryer kontrolle në 34 parkingje makinash në disa qytete (Mitrovicë-veriu, Mitrovicë-jugu, Vushtrri dhe Skenderaj), ku janë konstatuar dhe identifikuar disa parregullsi,” theksohet në raportin e policisë.