**NATO: Aleatët shënojnë rritje historike investimesh, lehtësohet barra e SHBA-së**
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO njoftoi për një “rritje historike” të investimeve nga shtetet anëtare në Aleancën ushtarake.
“Vetëm gjatë vitit të kaluar, investimet e aleatëve të NATO-s u rritën me mbi 20%, duke shtuar në total 139 miliardë dollarë në shpenzimet e mbrojtjes”, theksoi Misioni i SHBA-së në NATO në një postim në platformën X.
Misioni shtoi se “kjo rritje historike e investimeve po rivendos barazinë brenda Aleancës dhe po lehtëson barrën mbi Shtetet e Bashkuara.”
