Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar sot datën e mbajtjes së seancës konstitutive të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë një konference për media, Haxhiu bëri të ditur se seanca e parë e Kuvendit do të mbahet më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë seancë pritet të zgjidhen Kryetari/ja dhe nënkryetarët e Kuvendit.