**Xhavit Haliti: Presidenti mund të jetë nga PDK-ja edhe pa koalicion me Vetëvendosjen**

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar në emisionin “DPT me Fidanin” se një president mund të propozohet nga ky subjekt politik, pa pasur nevojë për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nëse PDK-ja mbetet jashtë qeverisjes, atëherë nuk besoj se duhet thënë që jemi në koalicion, vetëm pse kemi zgjedhur president një nga figurat e saj që e meriton këtë post”, theksoi Haliti në Klan Kosova.

“Nuk është se nuk duhet ndihmuar procesin, por në kushtet kur PDK-ja mbetet në opozitë dhe presidenti është nga radhët e saj, atëherë fryma opozitare mbahet edhe përmes presidentit”, shtoi ai.

Ndërkohë, sot ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 7 gusht.