Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë vjedhjeje në Gjilan. Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Vaqe Zela”, të premten, rreth orës 22:00. Pronari i veturës, një mashkull kosovar, ka denoncuar se persona të panjohur i kanë vjedhur automjetin nga garazhi i tij, siç bën me dije raporti policor. Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa policia po heton ngjarjen.