Publikohen pamjet e lirimit të Rozalinda Plakut në Roskovec, mbajtur peng nga ish-bashkëshorti Refit Buzi

Janë bërë publike pamjet filmike që tregojnë momentin e lirimit të Rozalinda Plakut, 24 vjeçe, e cila u mbajt peng për rreth katër orë nga ish-bashkëshorti i saj, Refit Buzi, në Roskovec.

Në video shfaqet procesi i negociatave mes forcave policore dhe autorit, Refit Buzi, derisa ai pranon të lirojë të renë.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një ditë më parë, Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij, Kosta dhe Belere Plaka. Pas këtij krimi të dyfishtë, ai mori peng ish-bashkëshorten për disa orë.

Pas orësh negociatash, 24-vjeçarja u lirua pa asnjë lëndim fizik. Megjithatë, pak kohë pas lirimit të saj, Refit Buzi i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje.