Ariel Velasquez-Morales u arrestua në banesën e tij në Boston nga agjentët e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE), pak ditë pasi fitoi 1 milion dollarë në lotari.
Arrestimi lidhej me statusin e tij të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
Pas fitimit, Velasquez-Morales kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku pozonte me çekun simbolik, në të cilin dukeshin emri i tij dhe shuma e fituar. Mbetet e paqartë nëse fotografia i ndihmoi autoritetet ta identifikonin ose ta lokalizonin.
Pas arrestimit, ICE reagoi me një koment ironik: “Me sa duket, fati i tij kishte marrë fund”.
