Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin turk në takim lamtumirës
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajori Özkan Ulutaş, priti sot në një vizitë lamtumirëse ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.
Vizita shënoi përfundimin e mandatit diplomatik të ambasadorit Angılı në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, gjeneralmajori Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur me ambasadorin turk gjatë detyrës së tij. Ai i uroi ambasadorit suksese në angazhimet e tij të ardhshme.
Në këtë kontekst, KFOR-i ritheksoi përkushtimin e tij për të vazhduar zbatimin e mandatit, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Misioni i KFOR-it synon të kontribuojë në një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe të garantojë lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
