Real Madridi është shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e verës. Sipas gazetarit Santi Aouna, “Los Blancos” dhe RB Leipzigu janë në fazën përfundimtare të negociatave për transferimin e Yan Diomande.
Marrëveshja pritet të mbyllet për një paketë totale prej 120 milionë eurosh, përfshirë bonuset, duke e bërë atë një nga transferimet më të shtrenjta të kësaj vere.
Diomande kishte dhënë më herët pëlqimin për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll, ndërsa tashmë klubet po finalizojnë detajet e fundit të operacionit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë shumë shpejt, me Real Madridin që siguron një nga talentet më të kërkuara të futbollit evropian.
