Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit.

Për fat të mirë, banorët e shtëpisë nuk ndodheshin aty në momentin e përplasjes. Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të përcaktuar nëse në bord ndodhej edhe ndonjë person tjetër përveç pilotit.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 11:00 të paradites së të shtunës. Sipas dëshmitarëve, para rrëzimit u dëgjua një zhurmë e fortë, ndërsa më pas pjesa e përparme e avionit u përplas me çatinë e banesës.

Kabina e pilotit u shkatërrua plotësisht nga goditja, ndërsa mbetjet e avionit u shpërndanë përreth ndërtesës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.