Kamionë të bllokuar nga vërshimet në aksin rrugor Ferizaj-Shkup

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë të rënduar në rrugën që lidh Ferizajn me Shkupin.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë se kamionë dhe automjete të tjera kanë mbetur të bllokuara në rrugë, si pasojë e vërshimeve të shkaktuara gjatë orëve të natës.

Në të njëjtën kohë, kushtet e rënduara atmosferike kanë prekur edhe komuna të tjera të Kosovës.