**Ymeri ironizon me Kusarin: “Aq mirë i ke menaxhuar marzhat sa bëre thirrje në media që të raportohen çmimet e larta”**

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në Kuvend për çmimin e naftës. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo çmim më të lartë se shuma e caktuar, në rast se e vërejnë atë.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri. Ajo ka theksuar se Kusari ka treguar mungesë fuqie dhe dijesh për të menaxhuar situatën në Kosovë.

“Aq mirë i ka menaxhuar marzhat sa u desh të bënte thirrje në media: ‘Kushdo që shikon çmim më të lartë se 1.83 (euro), le ta raportojë.’ Si ka mundësi që e kemi humbur kohë me këtë ministre? Unë personalisht nuk të besoj fare, por të tjerët ndoshta mendojnë se ti mund të punosh me marzhat dhe t’i kontrollosh ato. Sot doli se ti nuk i kontrollon marzhat fare. Kjo paaftësi tregon se, përtej votave, nuk ke fuqi apo dijeni për ta nxjerrë këtë vend nga situata ku gjendet,” ka thënë Ymeri, përcjell Gazeta Express.