E ardhmja e Enzo Fernandez te Chelsea nuk është e sigurt.

Mesfushori argjentinas nuk është i kënaqur me pagën e tij, derisa raportet e fundit nga Anglia thonë se ai ka edhe disa mosmarrëveshje me shokët e tjerë të skuadrës, shkruan IndeksOnline.

Agjenti i Enzo, Javier Pastore, në një intervistë për ”The Telegraph”, ka thënë se nuk kanë arritur marrëveshje me Chelsean për një kontratë të re me rritje page, por ka deklaruar se do të diskutojnë përsëri pas Kupës së Botës.

”Nuk arritëm të binim dakord për një marrëveshje të re me Chelsean.

Meqenëse kontrata e Enzos ka ende gjashtë vite të mbetura, vendosëm të mos e rinovojmë, sepse kushtet nuk ishin të përshtatshme as për ne dhe as për lojtarin.

Duke marrë parasysh se çfarë është në gjendje të bëjë Enzo sot, ai meriton shumë më tepër sesa ajo që po fiton aktualisht.

Plani ynë pas Kupës së Botës është të takohemi përsëri me Chelsean, dhe nëse nuk ka marrëveshje për një kontratë të re, të shqyrtojmë opsione të tjera”,, ka deklaruar Pastore./IndeksOnline/