Vinicius Jr pritet të mbetet te Real Madridi edhe pas kësaj vere, pavarësisht se kontrata e tij skadon pas 11 muajsh. Sipas raportimeve të “Sky Sports”, klubi spanjoll nuk ka ndërmend ta shesë brazilianin dhe është i bindur se ai do të rinovojë kontratën.
Negociatat mes palëve janë bllokuar për shkak të kërkesës së 26-vjeçarit për një pagë më të lartë se ajo e Kylian Mbappe, si dhe për çështjen e të drejtave të imazhit dhe përfitimeve komerciale.
Interesim për Viniciusin ka shfaqur edhe Arsenali, por trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, e konsideron brazilianin një nga lojtarët kyç të projektit të tij dhe dëshiron ta mbajë në “Santiago Bernabéu”.
Presidenti Florentino Perez është përfshirë personalisht në bisedime, ndërsa objektivi i klubit është të shmangë largimin e Viniciusit si lojtar i lirë në verën e vitit 2027. Sipas raportimeve, nuk ka asnjë shenjë që sulmuesi dëshiron të largohet nga Real Madridi.
