**Prishtinë: Policia arreston dy të dyshuar për plagosje**

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët ishin në kërkim lidhur me një rast plagosjeje të ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Sipas Policisë, pas hetimeve intensive, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve në Prishtinë arritën të identifikonin dhe arrestonin dy të dyshuarit. Ata dyshohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Të arrestuarit, A.K. (36 vjeç) dhe A.XH. (36 vjeç), pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, hetimet lidhur me ngjarjen vazhdojnë.