Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë do të mbajë sot, në orën 13:00, seancën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar në rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës”. Kjo seancë vjen pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.