Tre viktima dhe tre të zhdukur pas shpërthimit në qendrën tregtare në Japoni
Tre persona humbën jetën dhe tre punonjës rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi të ndodhur të martën në qendrën tregtare “Aeon Mall” në Kumamoto të Japonisë. Presidenti i kompanisë, Akio Yoshida, bëri të ditur se ende po hetohet shkaku i shpërthimit dhe se çdo konkluzion në këtë fazë do të ishte thjesht spekulim.
Yoshida theksoi se prioriteti kyç i kompanisë është gjetja dhe shpëtimi i personave të prekur. Drejtuesit e qendrës tregtare deklaruan se një shpërthim gazi nuk kishte mundur të parashikohej. Ata sqaruan se ndërtesa, e hapur në vitin 2005, u dëmtua nga tërmeti i Kumamotos në vitin 2016, por më pas u rinovua sipas standardeve të përditësuara sizmike të Japonisë.
Sipas kompanisë, në momentin e tërmetit ndodheshin rreth 3 mijë klientë dhe ndërmjet 1300 dhe 1500 punonjës brenda qendrës tregtare. Klientët u udhëzuan të qëndronin në zona të sigurta derisa të përfundonin lëkundjet. Shpërthimi ndodhi më pas, pasi objekti ishte evakuuar.
Procedurat e emergjencës së kompanisë theksojnë se pas një tërmeti të madh, personat që largohen nga ndërtesa nuk duhet të futen sërish brenda, për të shmangur rrezikun nga pasgoditjet, raporton BBC.
