Tragjedia në Prishtinë: 18-vjeçari i lënduar rëndë vazhdon trajtimin në Terapinë Intensive
Drejtori i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka, ka ofruar detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të 18-vjeçarit që u lëndua dje në një vendpunishte në Prishtinë, pas rënies së një vinçi.
“Pas konsultimeve dhe ekzaminimeve mjekësore, ai u transportua në Njësinë e Mjekimit Intensiv dje rreth orës 22:00. Kishte lëndime të rënda në zona të organeve, prandaj u vendos këtu për trajtim,” deklaroi Uka.
Ai shtoi se, “Aktualisht, parametrat vitale janë të stabilizuara. Ai vazhdon të marrë trajtim mjekësor dhe të monitorohet nga ekipet mjekësore.”
Dje, një punëtor 26-vjeçar humbi jetën si pasojë e të njëjtës ngjarje.
Kjo tragjedi, përveç se ka tronditur opinionin publik, ka nxitur reagime të ashpra, duke theksuar nevojën për siguri më të madhe të punëtorëve, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.
