Në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje që dyshohet se u përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Kjo temë po diskutohet sonte në Pressing në T7, ku avokati Skender Musa, foli edhe për dy të ndalurit në Zubin Potok, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Janë arrestuar dy veta, është në interes të Kosovës të zbulohet komplet grupi që ka marrë pjesë në ekzekutimin e intelektualëve të Mitrovicës dhe të tjerëve”, tha ai.

I njëjti shtoi se “është rrezik me dëmtu procesin e hetimeve duke bërë fushata dhe reklamime”.

Ai shtoi se duhet të ruhen dëshmitarët okularë.

Video: