**Anglia thellon epërsinë ndaj Spanjës, Konsa shënon golin e dytë**
Kombëtarja angleze e futbollit ka dyfishuar avantazhin përballë Spanjës, duke shënuar golin e dytë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s.
Golin që thelloi epërsinë në 0:2 e shënoi mbrojtësi Konsa. Ai realizoi me kokë në minutën e 53-të të takimit, pas një krosimi preciz nga mesfushori Declan Rice.
