**Gjermania Thellon Epërsinë ndaj Holandës, arrin në 2-0**
Kombëtarja gjermane e futbollit ka shënuar golin e dytë në përballjen ndaj Holandës, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Goli i parë u realizua nga Derry Scherhant në minutën e 41-të të pjesës së parë. Ndërsa në minutën e 60-të, ylli gjerman Florian Wirtz shënoi golin e dytë, duke dyfishuar avantazhin e ekipit të tij kundër “Tulipanëve”.
Me këtë gol të dytë, “Pancerat” thellojnë epërsinë dhe sigurojnë një pozicion të favorshëm në këtë përballje të rëndësishme evropiane.
