Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar si ditë jo të lehtë Kuvendin e jashtëzakonshëm, i cili u mblodh me kërkesën e delegatëve për shkarkimin e tij nga pozita.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se: “Nuk është e lehtë për mua. Jo për shkak të pozitës, por sepse është e rëndë të qëndrosh para njerëzve me të cilët ke bashkëpunuar gjatë dhe se sot nuk na ka mbledhur ajo që duam ta ndërtojmë bashkërisht, por kërkesa që ta rrëzojmë njërin prej nesh.”

Gjatë fjalimit në hapje të Kuvendit, Abdixhiku shtoi se e ka ditur që ky funksion nuk i ishte garantuar përgjithmonë.