Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Rakosh të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në të kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Dy të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi ai.