Katy Perry dhe Dua Lipa, së bashku në një video kërcimi nga Sunny Hill Festival

Përveç performancës së saj mbresëlënëse mbrëmë në skenën e Sunny Hill Festival, Katy Perry u ka dhuruar fansave kosovarë edhe një moment tjetër të veçantë.

Përmes një postimi në Instagram, Perry njoftoi se po e përmbyllte turin e saj evropian në Prishtinë, dhe këtë e bëri së bashku me Dua Lipën. Ato realizuan një video ku shfaqeshin duke kryer një koreografi të njohur.

“Po e mbyllim Eurosummer 2026 siç duhet, duke bërë kërcimin ‘Watch It Burn’ me motrën time @dualipa në @sunnyhillfestival”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos.

Gjatë performancës së saj të mbrëmshme, Perry solli hitet e saj më të njohura në Prishtinë. Në njërën prej këngëve, ajo improvizoi një skenë të zbarkimit në Hënë, duke shpalosur flamurin e Kosovës.