Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka nisur pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në lagjen Mati 1.

Në këtë kuadër, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin kontejnerët e caktuar dhe të kujdesen për ruajtjen e pastërtisë dhe rendit publik.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari Rama shkroi: “Po kryhet pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në Mati 1. U bëjmë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe rendi publik.”