**Mbi 100 aksidente rrugore në Kosovë brenda 24 orëve**

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 108 aksidente rrugore në të gjithë vendin, sipas raportit të saj ditor.

Nga ky numër, 34 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 74 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për fat të mirë, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident me pasoja fatale.

Në kuadër të angazhimeve për sigurinë në komunikacion, Policia ka shqiptuar edhe 1.809 gjoba trafiku.

Gjithashtu, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar 17 persona dhe janë ndaluar 12 të tjerë.