As Irani, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk raportuan sulme gjatë natës së kaluar, deri të dielën. Kjo vjen pas njoftimit të Presidentit Donald Trump se ai kishte anuluar një sulm të planifikuar kundër Iranit, me kushtin që të arrihej një marrëveshje, sipas raportimeve të CNN.

Në përgjithësi, sulmet në rajon kanë qenë relativisht më të rralla ditët e fundit. Megjithatë, Kuvajti bëri me dije se Irani goditi të enjten një ndërtesë të një kompanie kineze në veri të vendit, duke shkaktuar vdekjen e një punonjësi. Forcat e armatosura të Kuvajtit thanë se të shtunën parandaluan sulme me dronë dhe ia atribuuan ato “agresionit iranian”.

Trump deklaroi të shtunën në mbrëmje se kishte anuluar sulmet e planifikuara, pasi Irani dhe “vende të tjera të Lindjes së Mesme” i kishin kërkuar atij të “përmbahej” nga çdo sulm.