Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare të vendeve fqinje.

Çitaku theksoi se Kurti, në vend që të merrte masat e duhura si kontaktimi i autoriteteve në Zagreb dhe Podgoricë, koordinimi i veprimeve dhe dërgimi i ministrit të Jashtëm për të lehtësuar situatën, ka zgjedhur t’u flasë mërgimtarëve për “gjermanë e rusë”.

Sipas saj, mërgata nuk ka nevojë për ligjërata ideologjike, por për një shtet që vepron. Ajo shkoi më tej, duke deklaruar se kryeministri “ose po tallet keq me qytetarët e vet, ose vërtet jeton në një univers paralel, ku Kosova qenka ajo që mbron Gjermaninë”.