Fenerbahçe ka regjistruar një fitore spektakolare 8:0 ndaj Eyupsporit, në një ndeshje ku protagonisti kryesor ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.
Muriqi ishte i pandalshëm në këtë takim, duke shënuar plot katër gola dhe duke udhëhequr ekipin drejt një prej fitoreve më të thella të sezonit, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, sulmuesi i Fenerbahces e përshkroi rezultatin si një reagim të rëndësishëm të skuadrës.
“8-0 ishte një reagim shumë i bukur. Një rezultat historik. Jemi të lumtur dhe krenarë. Mendoj se hymë në pushimin ndërkombëtar në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Muriqi foli me humor edhe për një prej golave të tij, duke ia dedikuar bashkëlojtarit të tij, Keremit.
“Golën shënojeni në emër të vëllait tim, Keremit. Nuk do t’i ndodhë asgjë.”
/Indeksonline/
