Komisioni Hetimor Parlamentar diskuton për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. (Salla N-10, Kuvendi i Kosovës, ora 8:30)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit organizon Forumin Kosovë–Poloni. (Hotel “Hilton”, Prishtinë, ora 9:00)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese teston me shkrim kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Salla N-506, Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)

Mbahet Samitit rajonal për luftimin e diskriminimit racor ndaj romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 9:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën e diskutimit pas publikimit të analizës “Përgjegjësia penale e përdorimit të parasë publike për qëllime elektorale” (European House, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Kompanisë e Ujësjellësit “Prishtina” për vitin 2025. (Salla N-303, Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Oda Ekonomike e Kosovës organizon Forumin ekonomik Brezovica2026. (Hotel “Brezovica”, Brezovicë ora 10:30)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pret në takim Gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, drejtor i NALT-it në Kosovë. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë pret në takim Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin vjetor financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2025. (Salla C-203, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë organzion tryezë të rrumbullakët” Zhbllokimi i potencialit minerar të Kosovës: sfidat, mundësitë dhe gatishmëria për investime ( KosovaPress Salla e konferencave, ora 13:00)  

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione diskuton për formimin e Panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve për Avokat të Popullit. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës, ora 13:00).