Juventusi do të vazhdojë përgatitjet verore dhe në turneun aziatik dhe australian të “Zonjës së Vjetër” do të jenë pjesë dy futbollistë shqiptarë.
Talenti 18-vjeçar nga Negotina e Gostivarit, Arman Durmishi, ka fituar besimin e stafit teknik të Juventusit pas paraqitjeve pozitive në dy ndeshjet e para miqësore ndaj Standard Liege dhe Nice, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i ri shqiptar është përfshirë zyrtarisht në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë me skuadrën për turneun veror përgatitor, duke marrë një mundësi të artë për të treguar vlerat e tij në nivelin më të lartë.

Durmishi ka lënë përshtypje te trajneri Luciano Spalletti dhe stafi bardhezi me energjinë, lëvizjet dhe paraqitjet e tij në fazën përgatitore, duke u shndërruar në një prej emrave interesantë për të ardhmen e klubit torinez.
Përveç tij, pjesë e Juventusit do të jetë edhe ylli kosovar Edon Zhegrova.
Juventusi do ta zhvillojë turneun veror “The Juventus Summer Tour 2026” me ndeshje në Hong Kong dhe Australi. Skuadra e Spallettit do të përballet më 5 gusht me Chelsean në “Kai Tak Stadium” të Hong Kongut, ndërsa më pas do të luajë ndaj Interit më 8 gusht dhe Palermos më 11 gusht në Perth të Australisë./Indeksonline/
