Drejtori menaxhues i RB Leipzigut ka hedhur poshtë raportimet e gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, i cili pak ditë më parë kishte njoftuar me frazën e tij të famshme “Here We Go” se Yan Diomande do të transferohej te Real Madridi.
Zyrtari i klubit gjerman deklaroi se situata nuk është aq e avancuar sa është raportuar, shkruan Indeksonline
“Është e qartë se disa të ashtuquajtur ekspertë të transferimeve pretenduan disa ditë më parë se marrëveshja ishte e kryer ose njoftuan një ‘Here We Go’.
“Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ne nuk jemi ende në atë fazë”, u shpreh drejtori menaxhues i RB Leipzigut.
Deklarata hedh dyshime mbi raportimet e fundit për kalimin e Diomande te Real Madridi, duke lënë të kuptohet se negociatat mes palëve ende nuk kanë arritur në fazën përfundimtare. /Indeksonline/
