Erling Haaland vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Norvegjisë. Sulmuesi i Manchester Cityt ka arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 66 golash në vetëm 60 paraqitje me kombëtaren.

Ylli norvegjez ka shënuar edhe në ndeshjen e sotme kundër Uellsit, ku Norvegjia triumfoi me rezultat 3-1, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Haaland realizoi golin e tretë të takimit nga pika e bardhë në minutën e 88-të, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij dhe duke arritur një tjetër rekord personal.

Me këtë gol, 25-vjeçari shkon në kuotën e 66 realizimeve në 60 ndeshje me Norvegjinë, duke barazuar një statistikë historike të legjendës gjermane Gerd Müller, i cili kishte arritur të njëjtën shifër në 60 paraqitjet e para me Gjermaninë.

Përveç golit, Haaland kontribuoi edhe në aksionin e golit të dytë të Norvegjisë, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e tij për përfaqësuesen norvegjeze./IndeksOnline/