Policia shqiptare e ka arrestuar një person në Durrës, i dyshuar për vjedhje dhe disa të tjera që kanë mbetur në tentativë.
Prangosja e 44-vjeçarit ka ndodhur gjatë finalizimit të operacionit “July”, pasi i dyshuari veprat penale i ka kryer gjatë muajit korrik.
“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 14.07.2026 – 24.07.2026, ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një protofol, ka vjedhur para dhe materiale në dy subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.”, thuhet në njoftim.
