Nga një prej çifteve më të dashura kemi lajme të këqija, dhe këtë herë mesa duket seriozisht!

Që nga dita kur romanca e tyre lindi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” në vitin 2021, Sarah Berisha dhe DJ PM kanë qenë vazhdimisht në qendër të spekulimeve për ndarje. Pothuajse çdo periudhë kur nuk janë shfaqur bashkë, nuk kanë publikuar foto apo kanë qenë më pak aktivë në rrjetet sociale, është shoqëruar me lajme se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Megjithatë, në çdo rast, dyshja ka vazhduar lidhjen, duke zgjedhur ta jetojë larg vëmendjes së publikut.

Edhe vetë DJ PM ka deklaruar më herët se preferon një marrëdhënie 100 për qind private, duke lënë të kuptohet se mungesa e postimeve nuk është domosdoshmërisht tregues i problemeve mes tyre.

Por këtë herë, ndjekësit kanë vënë re diçka që nuk kishte ndodhur më parë.

Sarah Berisha dhe DJ PM nuk ndiqen më në Instagram, një veprim që ka shtuar ndjeshëm dyshimet për një krisje mes tyre.
Vëmendje ka marrë edhe fundjava e Sunny Hill Festival. Sarah ishte e pranishme në festival, por u shfaq e vetme. Në të njëjtën kohë, ajo ndau në Instagram këngën “The One That Got Away” të Katy Perry, një baladë që flet për një dashuri të humbur dhe për personin që mbetet peng i jetës.

@sarah.berishaa came here just for this song #fypシ #sunnyhillfestival #katyperry #door903 ♬ original sound – Sarah Berisha

Edhe pse Sarah nuk ka bërë asnjë koment për domethënien e postimit, zgjedhja e kësaj kënge është interpretuar nga shumë ndjekës si një mesazh me nëntekst.

Deri tani, as Sarah Berisha dhe as DJ PM nuk kanë reaguar për aludimet e fundit. Megjithatë, për herë të parë që nga nisja e historisë së tyre të dashurisë, unfollow në Instagram është parë si detaji më i fortë që mund të sinjalizojë se kësaj here spekulimet mund të kenë një bazë më të fortë se herët e kaluara. /Prive By Liberta Spahiu