Jurgen Klopp ka nisur një epokë të re në krye të Kombëtares së Gjermanisë, duke përgatitur ndryshime të mëdha në skuadër.
Mediat gjermane kanë publikuar një listë me 57 futbollistë që mund të jenë pjesë e planeve të tij për të ardhmen, ku përfshihen talente të reja dhe yje aktualë te Gjermania.
Në mesin e emrave është edhe sulmuesi anësor me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda.
Futbollisti 22-vjeçar, i cili aktivizohet te RB Leipzig, prej kohësh vlerësohet si një nga talentet më premtuese të futbollit gjerman dhe tashmë është në radarët e ekipit të parë, shkruan Welt.de.
Megjithatë, në listën e publikuar nuk figurojnë dy futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare, për të cilët Kosova ka shfaqur interesim: portieri Diant Ramaj dhe sulmuesi Arijon Ibrahimovic.
Përveç Grudës, projekti i Kloppit përfshin emra të njohur si Joshua Kimmich, Florian Wirtz, Jamal Musiala, Kai Havertz, David Raum, Nico Schlotterbeck dhe Jonathan Tah.
Trajneri gjerman, i njohur për zhvillimin e talenteve të reja, ka bërë të ditur se dera e kombëtares do të jetë e hapur për çdo futbollist që dëshmon cilësi dhe potencial, me synimin për të kombinuar përvojën e yjeve aktualë me energjinë e brezit të ri.
