Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të angazhohet fuqishëm për të nxitur Rusinë drejt një marrëveshjeje paqeje përpara dimrit. Megjithatë, ai theksoi se Kievi është i vetëdijshëm për natyrën e kundërshtarit, duke paralajmëruar se Vladimir Putin po përgatit një fushatë të re mobilizimi, si dhe sulme të reja kundër Ukrainës.
Gjatë një fjalimi para diplomatëve ukrainas, Zelenskyy u shpreh se Ukraina arriti të përballonte një dimër të vështirë vitin e kaluar dhe se kalimi i një tjetri mbetet prioritet. Udhëheqësi ukrainas theksoi se nuk mund të parashikojë me siguri të plotë se kur përpjekjet diplomatike, përgjigja ushtarake e Kievit dhe sanksionet ndaj Rusisë do të krijojnë nivelin e presionit të nevojshëm për t’i lënë Rusisë paqen si alternativë të vetme.
“Ne do të punojmë me ngulm që kjo të ndodhë këtë vjeshtë,” tha Zelenskyy. “Por ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për kundërshtarin tonë dhe se Putini synon ta zgjasë këtë luftë edhe më tej. Ai po përgatit një fushatë mobilizimi brenda vendit dhe sulme të reja. Ne i shohim qartë qëllimet e vërteta të Rusisë…”
