Valon Bela dhe Bekir Halimi, dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut që u shpallën non grata nuk do të lejohen të futen në territorin shqiptar për një periudhë 10-vjeçare.

Ndërkohë mësohet se për Valon Beljan autoritetet shqiptare kanë lëshuar edhe urdhër dëbimi.

Mësohet se motivacioni për të cilin dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut janë shpallur non grada kanë të bëjnë me vepra ose propagandë kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike.

Po ashtu, në motivacion përmenden edhe dyshime për anëtarësim në organizata terroriste, si dhe përkrahje ose kryerje të veprimeve anarkiste kundër shtetit ligjor.