Osmani i dorëzon detyrën Haxhiut, sqaron se ushtrimi i saj nis pas mesnate

Presidentja Vjosa Osmani organizoi sot në Presidencë ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës tek kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Gjatë ceremonisë, Osmani e informoi Haxhiun se ushtrimi i detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës do të fillojë sonte pas mesnate.

“Ju dëshiroj mirëseardhje. Nga sonte në mesnatë ju do të jeni ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës,” theksoi Osmani. “Ka qenë dëshirë e imja që, kurdo që të largohem nga kjo zyrë, të lë pas një grua. Kjo dëshirë po më realizohet”, përfundoi ajo.