Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kërkesat për anëtarësim në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij ka përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ukraina, siç raporton Sky News, e ka parë vazhdimisht anëtarësimin në BE si një garanci kyçe për sigurinë e vendit dhe si një mundësi thelbësore për mbështetje ushtarake më të madhe në luftën që po zhvillon kundër Rusisë.

Sipas Zelenskyt, po përgatiten katër “kapituj” të rinj për negociatat e anëtarësimit, ndërsa dy prej tyre tashmë kanë nisur.