Michelle Obama ka publikuar një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj, ish-presidentit amerikan Barack Obama, i cili ka mbushur 65 vjet.

Krahas një fotografie ku çifti shfaqet i buzëqeshur dhe pranë njëri-tjetrit, Michelle ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e saj për bashkëshortin, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen, Barack Obama! 65-shi nuk është dukur kurrë më mirë. Çdo ditë më bën një njeri më të mirë dhe jam mirënjohëse për të gjitha mënyrat se si kujdesesh për familjen tonë dhe për vendin tonë. Të dua.”, ka shkruar ajo.

Postimi ka marrë qindra mijëra pëlqime dhe mijëra komente brenda pak orësh, me figura publike dhe qytetarë të shumtë që i kanë uruar ish-presidentit amerikan ditëlindjen.

Barack dhe Michelle Obama vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të njohura dhe më të pëlqyera në skenën publike amerikane, ndërsa postimet e tyre në rrjetet sociale shpesh tërheqin vëmendje të madhe.