Gjilani ka realizuar një fitore të madhe me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, duke fituar me rezultat 1-2 në ndeshjen e fundit. Ky triumf e forcon ndjeshëm synimin e skuadrës gjilanase për pjesëmarrje në garat evropiane. Golat për Gjilanin i shënuan Robert Rrahmani dhe Senad Jaroviq, ndërsa golin e vetëm për Prishtinën e Re e realizoi Cheick Doucoure. Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 42 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në fundin e saj me 24 pikë.