Llapi triumfon në përballjen vendimtare ndaj Ferizajt

Llapi ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt në Superligën e Kosovës, në një përballje që konsiderohej vendimtare për mbijetesën në elitë.

Skuadra llapjane e siguroi fitoren në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm dhe atë të fitores e shënoi Muhamet Hyseni në minutën e 43-të të ndeshjes.

Me këtë sukses, Llapi grumbullon gjithsej 32 pikë, duke barazuar Ferizajn dhe duke u ngjitur në vendin e shtatë në tabelën e renditjes.