Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Gazmend Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë kohës sa ka ushtruar këtë detyrë.