Një qytetar nga Shtimja, A. Hysenaj (26 vjeç), nga fshati Petrovë, dorëzoi të martën në stacionin policor një portofol të gjetur, që përmbante një sasi parash dhe dokumente identifikimi.

Portofoli, i gjetur në territorin e Shtimes, përmbante 150 franga zvicerane, 105 euro dhe dokumente personale. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, u identifikua pronari i portofolit, A.G. (69 vjeç), po ashtu nga Shtimja.

Në prani të policisë, pronarit iu kthyen të gjitha sendet e humbura.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj vlerësoi lart veprimin e A. Hysenaj, duke e cilësuar atë si një shembull të ndershmërisë, përgjegjësisë dhe frymës qytetare, si dhe të bashkëpunimit me organet e rendit.