Situata në pikat kufitare: Vazhdon fluksi i automjeteve, pritje të gjata në disa vendkalime

Një fluks i shtuar automjetesh po shkakton pritje të konsiderueshme në disa pika kufitare të Kosovës, veçanërisht për dalje nga vendi.

Sipas informacioneve më të fundit, pika kufitare Jarinjë regjistron pritjet më të gjata, ku qytetarët që dalin nga Kosova duhet të presin deri në 120 minuta.

Edhe në Dheu i Bardhë, pritjet për dalje janë deri në 40 minuta, ndërsa në Merdarë, automjetet presin nga 20 deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, situata është dukshëm më e qetë. Për hyrje dhe dalje, pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta në shumicën e tyre. Përjashtim bën Hani i Elezit, ku për dalje pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.

Autoritetet kufitare vazhdojnë të monitorojnë fluksin e automjeteve dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë udhëtimit, si dhe të llogarisin kohën e nevojshme për kalimin e kufirit.