Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se deri më tani asnjë subjekt politik nuk i ka kërkuar mbështetje partisë së tij për procesin e konstituimit të Kuvendit.

Përpara nisjes së seancës konstituive, Hamza theksoi se PDK-ja nuk ka zhvilluar asnjë diskutim lidhur me ndarjen e pozitave institucionale. Ai saktësoi se fokusi kryesor i PDK-së mbetet programi i saj dhe prioritetet specifike në fushën e ekonomisë, drejtësisë dhe energjisë.

Më tej, Hamza shtoi se PDK-ja do të mbështesë kandidatin e vet për postin e nënkryetarit të Kuvendit, duke qenë se është partia e dytë më e madhe për nga numri i deputetëve.