Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës.
“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës.
Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim” shkruan Osmani në Facebook./Indeksonline/
