Situata e Rodrit është bërë interesant orëve të fundit. Kur pritej që Real Madridi të niste ofenzivën për të, është Barcelona që po përparon në këtë situatë.

Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja thonë se kanë nisur bisedimet mes lojtarit dhe skuadrës së madhe spanjolle. Rodri thuhet se e preferon opsionin e kalimit te Barça.

Rodri i ka hapur sot dyert Barcelonës, duke bërë të ditur gatishmërinë e tij për të negociuar kushtet e kontratës.

Barça mbetet e kujdesshme duke pasur parasysh përfshirjen e Real Madridit dhe po punon në heshtje këtë situatë./Indeksonline/