Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një zonë fushore në Ferizaj.
Në pamjet e siguruara nga Ekonomia Online, flakët dhe tymi i dendur janë parë nga larg, ndërsa zjarri është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka informacione zyrtare për të lënduar apo dëme materiale.
